“Fajin nuk e ka Bullgaria, por qeveria”, Kryemadhi: Rama, i lumtur për dështimin e negociatave

Monika Kryemadhi ka folur për dritën e kuqe që ka marrë Shqipëria sërish për nisjen e bisedimeve me BE-në.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se nuk është faji i Bullgarisë apo i Bashkimit Europian, por i qeverisë shqiptare.

“Ne duhet ta pranojmë që manipulimi i opinionit publik, Rama është bërë mjeshtër. Ai ka hapur shishet e shampanjës për negociatat. Një popull që nuk ka memorie…

BE ka disa standarte.

Këshillimi me popullin, çfarë bëri Rama, tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia. Ta kërkonte Rama këtë.

Absolutisht që nuk është problemi Bullgaria. Kur BE do të gjejë konsensus, ngrihet mbi disa gjëra të vogla, artikulime hipokrite apo të paqarta. Nuk është ky problemi.

Kemi raportin e FMN, që ngre problemin e koncesioneve, Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e asocim stabilizimit.  Pastaj pastrimi i parave, trafiku i drogës. Pra, jo Bullgaria por keq-qeverisja.

Brukseli po ta kishte prioritet, do të thoshte po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Normal një vend që ka kaluar një proces zgjedhor me probleme, që ka përdorur arsenalin financiar dhe kriminal për grabitjen e zgjedhjeve… Njeriu më i lumtur për mos hapjen e negociatave është zoti Rama. Vetëm në mënyrë të tillë mund të jetë i pavarur me të gjithë qëndrimet e tij me BE-në”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

***

“Dua ta shoh nga një këndvështrim tjetër, në rastin e Bullgarisë. BE nuk po tallet me Shqipërinë. Pavarësisht deklaratave diplomatike për punën që bën kryeministrin këtu, instituconet bëjnë punën e tyre.

Në këtë situatë që rajoni dhe Evropa janë në dilema të rrezikshme, a është lojë e sponzorizuar qoftë edhe nga Rusia, për ta mbajtur Shqipërinë larg? Për të mbjellë këtë frymë anti-evropiane te shqiptarët?

Po stimulohet fryma anti-amerikane dhe anti-evropiane. Këtë e bën kryeministri Edi Rama.

A është kjo një lojë e Rusisë për të shkëputur të gjithë Ballkanin Perëndimor? Filloi me Ballkanin e Hapur.

Cfarë është Ballkani i Hapur? Defaktorizimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor.

BE e ka bërë të qartë nëpërmjet raporteve, që Shqipëria është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave.

Ke një rast unikal, cështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë”, deklaroi Kryemadhi./tpz

Shtuar 23.06.2022 21:37