Evropa duhet të përgatitet, Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin

Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt të saj, Europa duhet të jetë e përgatitur për krizat që mund të pasojnë në të ardhmen.

Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin për Evropën pasi kërkon të forcojë ndikimin e saj politik në mes të krizës në Ukrainë, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Duke marrë parasysh këtë sjellje të fundit, nuk do të përjashtoja mundësinë që Rusia të vazhdojë të gjejë çështje të ndryshme aty-këtu dhe të vazhdojë të gjejë justifikime për të reduktuar më tej dërgesat e gazit në Evropë dhe ndoshta edhe ta ndërpresë atë plotësisht,” tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, sipas Reuters.

“Kjo është arsyeja pse Evropa ka nevojë për plane emergjente”, shtoi ai.