Evi Kokalari: Muç Nano është vegël e të tjerëve, s’ke çfarë pret nga një njeri që e quan emisionin e tij Arnautistan

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarin Mustafa Nano.

Kokalari e quan Nanon vegël të të tjerëve dhe i përgjigjet publikisht Mustafa Nanos për pyetjen që ai ngriti në emisionin e tij: Çfarë e ndan Kokalarin nga Grida Duma dhe Jorida Tabaku.

Postimi i plotë:

Mustafa Nano ishte në sulm mbrëmë ndaj femrave në politikë.

Ndërkohë që asnjë fakt nuk kishte marrë korrektësisht – (po ndaj një video dhe një foto të shikoni seç them) – flet për ashpërsi tonesh dhe ‘jo-elegance’ të femrave. Me pak fjalë, Mustafa Nano po na paragjykonte si gjini dhe jo si individ.

Foli gjithashtu për misogjinizim dhe ishte rehat fare me këtë term…fundja ç’mund të presësh nga dikush me një emision që me koshiencë të plotë e quan “Arnautistan”?

E me që shefi i arnautistanit kishte një pyetje seç më ndan mua nga Grida Duma dhe Jorida Tabaku, pa elegance fare i them se na ndajnë karakteri, integriteti, morali dhe parimet politike.

Në foton më poshtë është Sedef Kalbas dhe jo Grida Duma siç thotë ky. Ja, ky po e bën analizën.

Ndërkohë unë e di që Muçi sulmet i bën për llogari të të tjerëve, prandaj nuk mund të merrem me të, se ai vegël është. Fokusi im janë ata që e konsiderojnë veten ‘të pamposhtur’.

E me ata vazhdon beteja./albeu.com/

Shtuar 17.03.2022 15:12