Ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur sot në Pragë të Çekisë, aty ku ditën e nesërme do të luhet përballja me vendasit e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024.
Ndërsa mesfushori Qazim Laçi nuk ka mundur t’i bashkohet kuqezinjve për shkak se po kalon një gjendje gripale.
Të lidhura
None found
Përballja me Çekinë nesër në orën 20:45 dhe ajo me Poloninë konsiderohen dy ndeshje të rëndësishme që do të përcaktojnë fatin e rrugëtimit të kombëtares tonë drejt Euro 2024.
Formacioni i mundshëm kundër Çekisë:
Shqipëria: (4-3-3): Berisha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj; Bare, Ramadani, Bajrami (Gjasula); Asani, Uzuni, Cikalleshi
Trajner: Sylvinho
