Karabinierët del Ros dhe komanda provinciale e Reggio Calabria goditën grupin mafionz “Ndragheta” dhe arrestuan 108 persona.
Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në shoqatë mafioze dhe trafik ndërkombëtar droge me rrethanë rënduese dhe në sasi të mëdha, trafik armësh, duke përfshirë ato për luftë.
Operacioni i quajtur “Eureka” preku veçanërisht bandat Nirta-Strangio të San Luca dhe Morabito di Africo.
Detajet e operacionit do të bëhen me dije gjatë një konference për shtyp të planifikuar për në orën 10:30 në auditorin e Shkollës Karabiniere të Reggio Calabria./Albeu.com/