Shirat e ditëve të fundit kanë bërë edhe me alarmante situatën në varrezat e kishës së Shën Mëhillit në Patos. Eshtrat e të fjeturve kanë dalë në sipërfaqe, një problematikë e evidentuar prej vitesh, por që nuk ka gjetur zgjidhje.
Prej kohesh varrezat që ndodhen në Kishën e Shën Mihillit në lagjen Dukas të Patosit janë dëmtuar për shkaqe te erozionit, çka ka bërë që qivurët dhe eshtrat e të fjeturve të dalin në sipërfaqe. Një pamje mjaft e rënde kjo sidomos për banorët që kanë shtëpitë e tyre aty pranë dhe që kërkojnë sa më parë ndërhyrjen e institucioneve. Ata thonë se kjo problematikë zgjat prej kohësh ndërsa ende nuk ka marrë një zgjidhje.
Zgjatja në kohë e problemit lidhet edhe me faktin e kthimit të pronave te institucionet fetare pasi kisha e Shën Mëhillit pas ndalimit të besimit në vitin 1967 kaloi në pronë-shtet dhe prej atëherë u përdor për qëllime nga më të ndryshmet. Ajo ka shërbyer si qendër kulturë, por dhe si shtëpi për të pastrehët. Ndërsa me vitet ndërtesa u dëmtua dhe u la në mëshirë të fatit. Nga ana e tyre përfaqësues të kishës Ortodokse në qytetin e Fierit janë shprehur se nëse objekti do ishte kthyer si pronë e kishës së bashku me pjesën e varrezave ata do të kishin ndërhyre për riparim.
Shirat e ditëve të fundit e kanë bërë që mbetje kockore dhe eshtra të varrezave pranë kishës të dalin në sipërfaqe. Për problemin në fjalë jemi drejtuar pranë Bashkisë Patos.
Mbetet për t’u parë nëse problemi do të marre një zgjidhje përfundimtare.