“Është i rrezikshëm”, të dënuarit e 302-it refuzojnë të ndajnë qelinë me vrasësin serial të grave

Të dënuartit e burgut 302 kanë refuzuar të ndajnë qelinë me vrasësin serial të grave, Dan Hutra.

Atajanë shprehur të frikësuar për faktin se nëse Hutra hyn në qelinë e tyre, mund të ketë sherre të dhunshme mes vrasësit serial dhe të burgosurve të tjerë.

Sipas të burgosurve Hutra është konfliktual dhe i paparashikueshëm. Si rjedhojë është refuzuar vendimi i Drejtorisë për ta mbajtur Hutrën në ambiente të përbashkëta.

Madje i njëjti veprim është bërë edhe për ushqimin, ku ai qëndron i vetëm, shkruan Ora News. Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.
Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër.

Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special.

Autori, Dan Hutra, vrau me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.


Shtuar 7.03.2023 09:19

Tags: