Është faktuar se parandalon infarktin: Kjo pije është “ilaç” për organizmin

Presioni i lartë e gjakut paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për infarkt dhe goditje në tru, por shkencëtarët zbulojnë se vetëm një gotë nga kjo pije mundet të ulë presionin e lartë të gjakut.

Shumica pëlqejnë të kënaqen me shijen unike të kefirit, por pak e dinë se ky lëng është i shëndetshëm për gjithë organizmin. Kefiri sidomos ka ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve dhe përmirëson tretjen, por studimet e fundit zbulojnë se është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tashmë është dëshmuar se njerëzit me çekuilibërmakrobiotik në zorrë kanë më shumë rrezik të preken nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë që kishin presion të lartë të gjakut dhe për 9 javë iu kishin dhënë kefir.

Ishte dëshmuar se kefiri ua kishte ulur presionin e gjakut. Po ashtu, kefiri, me ndihmën e baktereve të mira që përmban, pakëson inflamacionet në sistemin nervor, e ekspertët po ashtu theksojnë se konsumimi i tij zbut efektet e dëmshme që ushqimi i njelmët ka te pacientët nga presioni i lartë i gjakut.