Escobar: Shpresoj se sanksionet nga SHBA-të do ta ndihmojnë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit

Koordinatori për antikorrupsion në Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew, tha se nuk mund të ndahen më shumë detaje se pse kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është futur në listën e zezë amerikane. Në një intervistë për redaksinë shqiptare të “Zërit të Amerikës” ai sqaroi se  Vendimi u mor sepse Sekretari i Shtetit kishte informacione të besueshme që sugjeronin se Merko ishte i përfshirë në korrupsion masiv. ”Dhe kështu sipas ligjeve, kur sekretari vjen në atë përfundim, përcaktimi i dikujt është ligjërisht i detyrueshëm”, shpjegon Nephew. Diplomati amerikan shton se nuk mund të zbulojë provat konkrete, por nga informacionet që janë publikuar në kuadër të njoftimit, bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve dhe ndërhyrje në procese gjyqësore.

“Dhe e dini, duke pasur parasysh natyrën e vendimeve dhe bazën e tyre ligjore, ky është informacioni që ne mund t’i japim publikut për këtë rast”.

Koordinatori kundër korrupsionit i Departamentit të Shtetit, Richard Nepheë, tha se masat synojnë të demonstrojnë mbështetjen e SHBA-së për sundimin e ligjit dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

“Sa herë që po flisni për diçka që përfshin kufizime ose sanksione të vizave, gjithmonë do të ketë pyetje në lidhje me efikasitetin. Mendoj se në përgjithësi, megjithatë, ne kemi qenë në gjendje të tregojmë rezultate të rëndësishme në drejtim të ndihmës së aktorëve të shoqërisë civile dhe të tjerëve që nuk janë vetëm. Dhe se kur përballen me aktorë të korruptuar, kanë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Ai shtoi se nuk ka dallim nëse sanksionet i referohen një zyrtari të dikurshëm apo aktual.

Ndërkaq, sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar,shpreson se kjo do ta ndihmojë qeverinë në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

Të martën Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të lartë. Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij/shenja


Shtuar 22.06.2023 08:34