Redon Mihana i dha fitoren e Erzenit përballë Tiranës në sfidën e javës së 14-të të Superiores. Sulmuesi i shijakasve u shpreh tepër i lumtur për golin e shënuar dhe se gjithashtu këtë ja dedikon ish-shokut të tij të skuadrës te Egnatia, Rafael Duamena, që humbi jetën disa ditë më parë.
“Shumë i lumtur për fitoren, për faktin dhe që shënova. Nuk e kisha ndihmuar ekipin me gol dhe tashmë jam i lumtur për fitoren.
Nuk ndihem i sforcuar. Mundohem të jap maksimumin. Nuk jam një sulmues 9-sh. Na ka ardhur vetëm pritet federimi. Unë jap gjithçka për ekipin.
Dihet kualiteti i Tiranës. Unë mendoj se duket në grup nuk po shkojnë mirë, por që kanë individë dhe na hapën shumë probleme.
Golin tim ja dedikoj Rafael Duamenës”, tha Mihana.