“Ervis Martinaj ka marrë peng Roan Brahimin”, Artan Hoxha: “Mbretin” e lotove e kanë vrarë persona që s’na i merrte mendja

Një atentat mafioz në Greqi i mori jetën Roan Brahimit, 32-vjeç, të enjten e 9 majit, teksa ndodhej në automjet bashkë me gruan e tij, Kateria Beqo.

Gazetari Artan Hoxha, thotë se Brahimi, i njohur me pseudonimin “Sidi”, ka pasur lidhje me emra të rrezikshëm të botës së krimit, si Ervis Martinaj apo Gentjan Bejtja, ndërsa tregon se për herë të fundit e ka takuar në Dubai.

“Ervis Martinaj nuk do ishte ai që ishte, nëse nuk do të kishte bërë kaq shumë armiq. Nuk do t’i kishin ndodhur ato që i ndodhën, nëse nuk do kishte bërë aq shumë armiq. Një ndër armiqtë ishte edhe ky”, thotë Hoxha i ftuar në “Top Talk”.

Sipas Artan Hoxhës, Roan Brahimi është marrë peng nga Ervis Martinaj dhe është dhunuar, për këtë ai ka thënë që do të hakmerret.

“Rasti i Sidit është thirrur për një takim. Ka negociuar një kushëriri i vet, Ylli Brahimi. Ka shkuar me mirëbesim të Ervis Martinaj dhe Sidi është marrë peng, kanë ushtruar dhunë. Që nga ajo kohë ka thënë që ‘nëse më lini gjallë unë do të reagoj’. Është përpjekur ta bëjë. Ka dalë një video që disa të rinj me maska vinin vërdallë në zonën e Fushë Kuqes dhe kërkonin Ervis Martinajn, një ndër ta ishte edhe Sidi”, tregon gazetari.

Ai e cilëson 32-vjecarin si një person me rrezikshmëri të lartë dhe që nuk mund të vritej lehtë, por fakti që ndodhej në Athinë nuk e ka ndihmuar, sepse sipas Hoxhës është një ndër vendet me sigurinë më të ulët.

“Sidi nuk është një njeri që mund të vritej kollaj, goditja e tij në Athinë, në një vend ndër më të rrezikshmit në Evropë. Ka një problematikë të madhe me sigurinë Greqia. Jeta që bënte i ndjeri kishte një kosto, financohej nga aktivitet që i bënte si një person në kërkim dhe me rrezikshmëri. Ata as në Shqipëri nuk e realizonin dot as lehtë sa çe bënë në Athinë”.

Pse po vriten kundërshtarët e Ervis Martinajt, kur jeni i bindur që është vrarë, ka lënë pas një grup funksional?

Hoxha: Për Martinajn kemi disa hetime të hapura. Shteti shqiptar që nga data 9 gusht e vitit 2022 nuk ka dhënë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, ata e dinë që nuk është gjallë, por nuk kanë trupin. Është kërkuar fillimisht në det për tre muaj, për tre muaj të tjerë është kërkuar edhe në tokë, afër vendit që është parë për herë të fundit. Por nuk është gjetur, e kanë idenë kush e ka bërë. Njerëz që nuk ka shkonte mendja.  Që të eliminiohej Ervis Martinaj u bënë shumë kundërshtarë bashkë.

A lidhjet vrasja e Roan Brahimit lidhet me grupin e Ervis Martinajt?

Hoxha: Lidhja më direkte për Sidin është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që janë arrestuar sot për vrasjen e tij, janë njerëzit e Sidit. Njëri nga ata ishte shoferi që i çonte fëmijët në shkollë. Familja e Sidi banonte në një rezidencë në Sauk. Dy njerëzit kryesor për vrasjen e Bejtjas, një personazh i rëndësishëm në këtë trekëndësh, janë njerëzit e Sidit. Nëse ka një motiv më të afërt është kjo, pse duhet të shkojmë në ngjarje të para dy viteve./albeu.com 


Shtuar 13.05.2024 18:59