Ervin Salianji vijon takimet me demokratët e Vlorës: Ta bëjmë PD-në fituese

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Ervin Salianji, do ta ndalë turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Vlorë.

Salianji ka njoftuar se ndalesa e radhës do të jetë në qytetin bregdetar më 8 mars, në orën 18:00, në pallatin e Kulturës, ku pritet të zhvillojë një takim me demokratët e këtij qyteti.

Këto takime ish-deputeti demokrat i zhvillon në kuadër të turit për një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën e partisë dhe diskutimeve për situatën politike në vend, por edhe rrugën që Partia Demokratike duhet të ndjek drejt për t’u kthyer një forcë fituese në zgjedhje.


Shtuar 8.03.2026 12:40