Ervin Salianji vetëm pak minuta më parë i është drejtuar gjerë e gjatë shqiptarëve të cilët nuk kanë kursyer mbështetjen ndaj deputetit përgjatë orëve të fundit, pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të masës 1 vit me burg për të.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Salianji shkruan se ky është një moment i vështirë për shtetin e demokracisë dhe për të gjithë ata mijëra burra e gra, të rinj e të reja të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj përballje prej vitesh me “qeverisjen e keqe, të dhunshme të korruptuar e të lidhur me krimin”.
Duke theksuar se asgjë nuk është mbyllur me këtë vendim të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Salianji shton se nuk do t’ ia dalin që të mbyllin gojën e opozitës.
“Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës.
Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite. E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave”, shkruan Salianji ndër të tjera, teksa më tej vijon me sulmet për kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se, ditën e djeshme, datë 26 Shtator 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e disa viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.
Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.
Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.
Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.
Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.
E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.
Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.
E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.
Të dashur miq!
Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim.
Falenderime