Këtë të hënë, mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ka nisur me debate, ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.
Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit.
“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.
Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?
Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.
Thatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri.
Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.
Po ashtu, deputeti demokrat e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi.
“Do ketë polici më vete, apo si do të funksionojë”, iu drejtua Salianjit ministrit.