Ditën e djeshme, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa ishte i ftuar në “Top Story”, ka treguar se Beleri ka një sjellje mjaft të mirë në paraburgim, madje i ka shpëtuar jetën një kryebashkiaku që tentoi të vriste veten, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
Grida Duma: Karamuço sot Beleri ndodhet në burg të sigurisë së lartë, sigurisë normale, ku është situata e tij sot dhe si do e vazhdojë dënimin e tij, si llogaritet dënimi?
Ervin Karamuço: “Është në paraburgim, në mos gaboj në Fier. Madje ka raporte nga shërbimet penitenciare jo vetëm për sjelljen e tij të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor, i cili edhe ai vuan në paraburgim. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dashur të vrasë veten dhe e ka shpëtuar Beleri. Një tjetër personazh i cili ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit aktualisht”.