Një numër qytetarësh janë paraqitur sërish pasditen e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Teksa brenda po zhvillohet seanca ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt, mbështetësit e këtij të fundit janë mbledhur jashtë ambienteve të organit të akuzës për t’i treguar mbështetjen e tyre.
Kjo është hera e dytë që mbështetësit e Veliajt mblidhen para SPAK, pasi kujtojmë se mëngjesin e sotëm me pankarta nëpër duar ata iu drejtuan Prokurorisë së Posaçme ku dhe kërkuan lirimin e kryetarit të tyre, duke e cilësuar si një vendim të padrejtë.
Kujtojmë se seanca ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe biznesmenëve po zhvillohet me debate të forta. Ka qenë kryebashkiaku ai i cili i është drejtuar me tone të ashpra prokurorit Olsi Dado duke i kujtuar se është në konflikt interesi pasi i ka dhënë një leje ndërtimi.