Tre motra janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Tallaght, në Irlandë.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (4 gusht 2022).
Shkak i vdekjes së tyre janë plagët e marra nga dhuna e ushtruar mbi to. Nëna e tre vajzave, njëra adoleshente dhe dy të tjerat fëmijë, u lëndua lehtë dhe u dërgua në spital.
Sakaq edhe një i afërm i familjes mori lëndime të rënda por fatmirësisht shpëtoi. Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje, rrethanat e së cilës nuk janë të qarta, dyshohet se janë të njohur me njëri-tjetrin. Aktualisht nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë shkaqet e dhunës që çoi në humbjen e tre jetëve.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet si autor i ngjarjes së rëndë.