ERE nuk rriti çmimin e energjisë mbi fashën 800 kWh, Tabaku: Kur ua thashë unë nuk pranuat, por ju bindi qeveria

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Entit Rregullator të Energjisë ku dhe ku është vendosur anulimi i rritjes së çmimit të energjisë mbi fashën 800 kWh.

Mbi këtë vendim ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku duke theksuar se ajo vetë dha të njëjtat argumente për të mos e aplikuar këtë fashë, por që nuk u pranua prej tyre.

“Anëtarët e këtij bordi duhet të jenë në interesin publik. Rritja me 42 lekë është e pajustifikueshme. Kur ju dhashë unë të njëjtat argumente për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike nuk i pranuat, por të njëjtat i pranuat nga qeveria. Qeveria nuk mund t’ju trajtojë si bord personal, për t’ju thënë se kur mblidhet dhe kur nuk mblidhet. Ndaj ju lutem respketojini më shumë këta qytetarë,”- tha Tabaku ndër të tjera./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 14:32