Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot, sikurse dhe pritej, se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2023.
Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkon opozita.
“Po, e them: kandidati për Aleancën Popullore është Tajip Erdogan”, tha ai nga Izmiri, duke iu referuar bashkëpunimit të partisë së tij AKP me MHP nacionaliste.
Zyrtarët e partisë së tij e përshëndetën njoftimin me duartrokitje teksa thërrisnin në mënyrë ritmike emrin e presidentit.
Koalicioni i gjashtë partive opozitare nuk ka propozuar ende një kandidat për president.
Sipas një sondazhi të kryer në prill nga Instituti Metropoll, Erdogan mund të mposhtet në raundin e dytë të zgjedhjeve nga shumë prej kundërshtarëve të tij të mundshëm.