Erdogan merr fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, demokratët nuk e duartrokasin (FOTO & VIDEO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, po mban fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo ishte e planifikuar në axhendën që do të ndiqte presidenti turk gjatë vizitës së tij në vendin tonë ditën e sotme.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pas një fjale të shkurtët ftoi Erdogan të mbajë fjalën e tij, por ajo që u vu re ishte se presidenti u duartrokit vetëm nga socialistët.

Deputetët demokratë nuk e kanë duartrokitur dhe përshëndetur pjesëmarrjen e Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesaduket demokratët kanë vendosur të qëndrojnë besnik të perëndimit dhe SHBA-ve në aspektin e marrëdhënieve me jashtë./albeu.com/

Shtuar 17.01.2022 18:01