Erdogan: Marrëveshja e grurit Rusi-Ukrainë mund të zgjatet

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia që lejon eksportet e grurit të largohen në mënyrë të sigurt nga Ukraina mund të zgjatet, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ankaraja po punon për të zgjatur marrëveshjen, e cila përfundon më 19 nëntor, me një vit, tha ai në G20.

Marrëveshja ka lejuar afro 11 milionë tonë drithë të hyjnë në tregjet globale, sipas Erdogan.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, eksportet u bllokuan dhe kjo bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin në mbarë botën.


Shtuar 16.11.2022 08:35