“Erdogan është qesharak”, qytetari arrestohet menjëherë pas kësaj deklarate

Një intervistë në Turqi ka përfunduar në arrestim.

Një prononcim për emisionin “Street Cat” të realizuar në qytetin e Rizes, i ka kushtuar qytetarit turk me arrestim dhe burgosje.

Në fakt, qytetari me inicialet E.A. ka përfunduar në burg pasi kishte kritikuar një deklaratë të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit ditë më parë me rastin e nisjes së punës për hapjen e “Kanalit të Stambollit”, kishte deklaruar se “Ne do të jemi ndër 10 ekonomitë më të mira të botës?”.

Në pyetjen se çfarë mendojnë për këtë pohim të të parit të shtetit turk, qytetari ishte përgjigjur ndër të tjera se “Unë mendoj se ai është qesharak” dhe kjo u konsiderua si një vepër penale dhe me këtë rast u arrestua.

 


Shtuar 1.07.2021 08:21