Erdogan: Do të krijojmë një rrugë detare për grurin e Ukrainës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai sheh vlerë në ndihmën për të krijuar një rrugë të sigurt detare për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase. Zyra e Erdoganit ka thënë gjithashtu se mirëpret në parim idenë për ta bërë Stambollin një seli për vëzhgimin midis Moskës, Kievit dhe OKB-së.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të lehtësojë eksportin e papenguar të grurit nga portet ukrainase në koordinim me Turqinë. Ukraina nuk ka qenë në gjendje të eksportojë miliona tonë drithë për shkak të bllokadës ruse të porteve ukrainase të Detit të Zi./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 22:53