Momenti që një i ri i quajtur, James Rayl bie i vdekur nga të shtënat e babait të ish-partneres së tij, është regjistruar nga kamera e sigurisë që ndodhej në zilen e shtëpisë, në Ohio , SHBA .
Ngjarja ndodhi qershorin e kaluar, por pamjet janë shfaqur tani nga TMZ dhe fillojnë teksa 22-vjeçarja del nga dera. Pasi e reja nuk i hapet për të hyrë, ai shihet duke tentuar ta hapë me forcë, duke u futur brenda, por ai nuk ka llogaritur reagimin e babait.
Ai kishte marrë armën dhe sapo u hap dera qëlloi tre herë, duke plagosur rëndë James Rayl në shpatull dhe shpinë.
Duket se ai tërhiqet dhe bie përtokë, ndërsa britmat dëgjohen nga një grua.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 22-vjeçari kishte vdekur. Babai i vajzës që qëlloi, në fund nuk u akuzua për vdekjen e të riut.