Mbrëmjen e djeshme dy shtylla elektrike 110 kë, në Ulëz dhe Shkopet, që furnizojnë me energji Laçin dhe zona të tjera, janë rrëzuar. Shkak i rrëzimit të tyre është bërë era e fortë, raportojnë nga OST.
Me rrëzimin e tyre, ujësjellësi i Laçi dhe zonat e qytetit mbesin pa energji.
Në vendngjarja ka shkuar policia e Kurbinit dhe punonjës të OST-së, dhe është shoqëruar një person që banon pranë shtyllave, pasi ka dyshime se ai mund të ketë çmontuar bazat e shtyllave të rrëzuara.
Ndërkohë po punohet për rivënien në punë të tyre, ndërsa policia po heton zbardhjen e plotë të ngjarjes.