Era favorizon flakët, në Dukat riaktivizohet vatra e zjarrit (VIDEO)

Vatra e zjarrit në fshatin Dukat, mbi Karaburun është riaktivizuar sërish.

Era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që të dalin jashtë kontrollit.

Në videon e Ora News mund të shihen flakët që kanë përfshirë sërish fshatin Dukat.

Ministria e Mbrojtjes më herët bëri me dije se helikopteri holandez po vijonte operacionin në zonën e Dukatit për vënien nën kontroll të flakëve në këto vatra zjarri.

Por mesa duket, as helikopteri holandez nuk ka mundur t’i vendosë flakët në kontroll.


Shtuar 7.08.2021 22:22