Era e ftohtë në vend, edhe sa pritet të zgjasë? Meteorologu zbulon ndryshimet e motit këtë javë

Ditëve të ftohta të dimrit, të cilat na shoqëruan edhe pjesën më të madhe të muajit Mars, duket se më në fund po largohen.

Edhe pse kemi nisur më nje javë që është me temperatura relativisht të ulëta, ku vlerat minimale në zonat malore kanë zbritur edhe në -2 gradë celcius, ndërsa maximumet shkojnë jo më shumë se 14, për fat të mirë ditët në vijim sjellin rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke sjellë pranverën në territorin shqiptarë.

Pritet që maksimumet deri këtë fundjavë të ngjiten edhe në 20 gradë. Këto në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore vlerat minimale do të kalojnë në vlera pozitive.

Përsa i përket parametrit të erës nuk pritet të kemi një erë të fortë, pritet të jetë me shpejtësi herë pas here deri mesatare, duke arritur deri në 40-45 km/orë, në det të hapur.

Duke u afruar pranë brigjeve detare, pritet që të kemi një erë më të dobët e cila do të sjellë një valëzim të ulët, përsa i përket brigjeve detare në territorin shqiptarë.

Po ashtu, nuk do të jetë më një erë, veri-lindore e ftohtë e cila ka qenë karakteristike për këto ditë të Marsit që ka bërë edhe që temperaturat e ajrit të ndihen më të ulta se ç’kanë regjistruar, bën me dije meteorologu Hakil Osmani.

Pritet të kemi një erë jugore që do të bëjë që temperaturat e ajrit të ndihen më të larta./albeu.com/