Enzo Fernandez mahiniti gjithë Botën me performancat e tij në “Katar 2022” dhe tanimë Benfica nuk ka në plan të lërë argjentinasin të largohet këtë dimër.
Sipas mediave, klubi portugez nuk dëshiron të ndahet nga Enzo në mes të sezonit. Mesfushori 21-vjeçar gjithashtu nuk ka në plan të largohet nga klubi në janar, kështu që Chelsea, që ka një interes specifik për lojtarin, do të mund të përfundojë transferimin vetëm duke paguar një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.
Fernandez është me interes për Liverpool dhe Real Madrid , por klubet po mendojnë vetëm një lëvizje për lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës. Situata rreth argjentinasit po monitorohet gjithashtu edhe nga Manchester United dhe Neëcastle .
Ndërkaq, kujtojmë se Fernandez këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje në kampionatin portugez dhe ka shënuar 1 gol. /albeu.com