Deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi pozicionin e tij politik tashmë që ndodhet jashtë grupit parlamentar demokrat. Alibeaj theksoi se i qëndron krah atyre demokratëve që luftuan kundër Berishës dhe Ramës për 3 vite që pas shpalljes non grata.
‘Nuk e shtroje pyetjen kështu. Do përgjigjem për pozicionin tim. Çdo njeri i arsyeshëm të flas për veten e vet. E ardhmja ime nuk do jetë ndryshe nga e shkuara. Si qëndrim do jetë i njëjti, kundër Berishizmit, kundër berishizmit të Ramës dhe qëndrimi konsistent ndaj vlerave që kam mbajtur. E pra ky është qëndrimi im edhe në të ardhmen. Jam një përfaqësues parlamentar por këtu qëndrim e kanë një shumicë e madhe, ajo PD e para 11 qershorit. Më shumë ata sesa unë, kanë bërë një betejë sakrificë ndaj një sulmi nga çdo anë, Berisha, Rama, Meta nga çdo anë.
Ata janë në fakt heronjtë e vërtetë të qëndresës së vërtetë anti sistem dhe duhen përfaqësuar. Janë dhe një shumicë shqiptarësh që nuk kanë qenë ndonjëherë në PD dhe PS të cilat duan një Shqipëria ndryshe ku mbizotërojnë fosilet e vjetra politike Rama Berisha. Duan një shoqëri që i mban.
E pra një shumicë dërrmuese që kërkon drejtësi. Në këtë situatë një mendje e arsyeshme do bënte përpjekjet e veta t’ju jepte një ofertë.’
Alibeaj del kundër atyre që shkuan tek Berisha përfshirë edhe Çollakun dhe Eralda Tase Bano.
‘Po qe për lider kam qenë unë në PD, nga 2022 atëherë kur Basha u dorëhoq deri vjet kam qenë lider. Nuk vuaj fare, jam i vetmi që kam bërë dorëheqje dhe kam mbajtur përgjegjësi për aktet e veta politike. U largova tani nga grupi parlamentar i Berishës, i bindur se kjo nuk është rrugë e sigurt për deputet vitin e ardhshëm siç kanë shkuar të tjerë për të pasur një karrige.
I thashë këto fakte që nuk vuaj asnjë lloj dëshire, lidership jam për sakrificë.’