Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare. Nuk janë konstatuar shenja dhune pas këqyrjes paraprake, dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.
Të lidhura
None found
Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të hetimeve lidhur me rastin.
