Me performancat e tij, në kampionatin brazilian, Endrick edhe pse në një moshë të vogël, impresionoi shumë ekipe evropiane, të cilat u hodhën menjëherë në sulm për shërbimet e sulmuesit të ri.
“Fituesi” në garën për transferimin e Endrick, doli ekipi i Real Madrid dhe ditën e sotme, Endrick komentoi aventurën e afërt që e pret.
“Jam shumë i lumtur, falënderoj Zotin, por mbaj këmbët e mia në tokë. Shpresoj të jetoj vite të mira që nga viti 2024, tani për tani do t’i mbështes nga larg. Real Madrid është një ekip shumë i madh, Vinicius Junior më dërgoi mesazhe dhe më pas idhulli im Cristiano Ronaldo luajti atje. Prandaj zgjodha Realin, unë mendoni se është gjëja e duhur”,- u shpreh Endrick në fjalët e tij. /albeu.com