Kreu i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani, ka folur së fundmi lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda koalicionit të tyre, ky fajtori i vetëm sipas tij është Adriatik Lapaj i cili prej fillimit nuk ka mbajtur fjalën e tij.
I ftuar në studion e “News 24”, Shabani u shpreh se “çështja e mandatit”, ka kërkuar që të zgjidhej dhe të dyja palët të binin dakord, mirëpo është përballur nga Lapaj dhe mbështetësit e tij me kërcënime.
Duke theksuar se së fundmi i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mandati i deputetit t’i kalojë Lapajt, Shabani thekson se daja i tij, Zeqir Kordhoni mori vendimin për mos hequr dorë nga mandati pasi përgjatë gjithë fushatës zgjedhore ishte dëshmitar i sjelljes së kreut të “Nismës Shqipëria Bëhet”, i cili sipas tyre kishte në dorë “frenat” dhe merrte vetë vendimet.
“Zeqiri është familjari im ka marrë në dorë nëj veprim që unë nuk do ja kisha rekomanduar. E ka marrë individualisht. Ka bërë një letër me shkrim dore dhe e ka dorëzuar. E kam marrë në telefon kemi folur i kam thënë kush është situata dhe ai më ka thënë mund të tallet me ju po jo me mua”, tha ai.
“Në fillim tha po pastaj e dorëhoqi pastaj tha s’jam dakord. Gjatë gjithë kësaj kohe prodhoi një zhgënjim. Ne nuk vendosim kujt i takon mandati, ne mbajmë premtimet që kemi dhënë, ky është ndryshimi për klasën e vjetër politike. Çështja ishte që ne të vendosnim një standart tjetër. Unë e kam toleruar si indvidi, se ishte marrëdhënia e Lapajt me qytetarët.
Ky tha do jap dorëheqjen dhe e drodhi. Si ti them unë Zeqirit që do japësh dorëheqjen, por ky që është lider nuk e mbajti fjalën. Në këtë situatë por edhe në një klimë tensioni që ka n qenë që para fushatës pas fushatë, brenda koalicionit se anëtarët e Nismës Thurrje janë ndjerë të zhgënjyer. Adriatiku nuk pyeste për asgjë, po vendoset e kush do fliste dhe ku do flisnin”, tha Shabani duke theksuar më tej se betejën nuk duhet ta kenë me njëri-tjetrin, por me klasën e vjetër politike për të cilët tha se nuk duhet të bëhen si ata.
Ndërkohë më tej, kreu i “Nismës Thurrje” foli me emra dhe mbiemra ku drejtoi gishtin nga familjari i Lapajt, i cili e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar.
“Arjanit Rexhepa janë disa vëllezër më kanë marrë në telefon tërhiqu më kanë thënë se ka dhe me pahir…ky sillet si pronari i mandatit kthjellohu pak se jemi shumë dhe nuk do e lëmë me kaq”, tha Shabani më tej.