Një aksident i rëndë ndodhi mbasditen e sotme në Tiranë pranë Kopshtit Zoologjik, ku një i ri humbi jetën.
Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Arjon Shaja, ëndrrat e të cilit u prenë në mes.
I riu ishte student i Akademisë së Sigurisë dhe ëndërronte që një ditë t’i shërbente qytetarëve duke i mbrojtur ata nga krimi dhe aksidentet, por sot fatkeqësisht një i tillë i mori jetën.
Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.
Njftotimi:
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.