Një 14-vjeçare e identifikuar si Miranda S., 14 vjeçe, është zhdukur nga zona e Zephyrios, Atikë, në Greqi. Lajmin e bëjnë me dije mediat greke që shkruajnë se 14-vjeçarja shqiptare është zhdukur prej datës 18 nëntor.
Njoftimi është publikuar nga “Buzëqeshja e fëmijës’, institucion që bën me dije se ka arsye të mjaftueshme për të menduar se jeta e 14-vjeçares është në rrezik.
Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirs (vëth) në hundë. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri.