EMRI/ Zbulohet kush mund ta zërë vendin e Ardi Veliut në Policinë e Shtetit

Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit pritet të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka një eksperiencë rreth 17 vjeçare në Polici.

Siapas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se emri i tij është më i përfoluri dhe i diskutuari në radhët e Policisë për të marrë këtë post.

Nano është një personazh jo i panjohur, pasi ai ka qenë I përfolur për disa operacione të rëndësishme policore, siç është operacioni për riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol disa muaj më parë.

Ai gjithashtu ka marrë certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara./albeu.com