EMRI/ Zbardhet identiteti i të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Krujë

Një plagosje me armë zjarri, ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Agron Asllan, rreth 40-vjeç.

Ai ka marrë një plumb në krahë, dhe se është transportuar drejt spitalit të Traumës.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se është plagosur nga një bashkëfshatar për motive të dobëta.

Më herët, u raportua se autoambulanca mbërriti deri në vendin e quajtur “Kroi i madh”, pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.

Ndërkohë, i plagosuri u transportua me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca.


Shtuar 22.01.2024 15:23