EMRI/ Vritet me plumb në kokë 28-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 28-vjeçare është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë.

Vrasja ndodhi rreth orës 02:00 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit.

Vetë autori e ka denoncuar vrasjen me një telefonatë në 112 ku ka thënë se ka qëlluar gruan.

“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”, tha ai.

Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.

Autori i dyshuar u arrestua. Ai është identifikuar si Sefayou Soë, 27 vjeç dhe viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare.

Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes.

Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22. Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre. Mbërmejn e djshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.

Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar./Albeu.com/  


Shtuar 6.05.2023 15:30