Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të mërkurë në Shëngjin.
Sipas burimeve viktima është Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës. Ardian Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e plazhit në Shëngjin, në ambientet e biznesit të tij “Coral Shëngjin”. Nikulaj ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa shkaqet e vrasjes së tij nuk bëhen ende me dije.
Drejtori i Policisë së Lezhës dhe dy autoambulanca ndodhen në vendngjarje.
/Albeu.com/