EMRI/ Vetëm 20 vjeç, kush është shqiptari i kapur në “shtëpinë e barit” në Angli: E spiunuan fqinjët

Një shqiptar është vënë në pranga në Britaninë e Madhe.

Shqiptari, Bekim Zyberaj, 20 vjeç i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe është dënuar me 12 muaj burg dhe 100 orë punë të papaguar në komunitet.

Shqiptari u arrestua në shtator, pasi fqinjët e tij njoftuan Policinë për erën e dyshimtë që vinte nga banesa e fqinjit të tyre, ndërsa brenda 4 dhomave të gjumit, kishte 139 bimë me vlerë prej 38,922 £.

Matësi i energjisë elektrike ishte manipuluar për të mos u pikasur nga Policia, por as kjo masë e marrë nuk funksionoi për ta mbajtur larg burgut.

Stephen Constantine, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Zyberaj ishte shfrytëzuar nga bandat kriminale, të cilat ishin përgjegjëse për fermën e kanabisit. /albeu.com/

 


Shtuar 6.12.2021 16:27