Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në Sarandë, ku një shtetas pas një konflikti të çastit, u sulmua me mjete prerës dhe ndërroi jetë.
Sipas burimeve, viktima dyshohet të jetë shtetasi Klodian Bekiaj, nga Tepelena.
Gjithashtu mësohet se konflikti ka nisur për një vend parkimi.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./albeu.com/