Gëzim Sinomati është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Mësohet se 22 vjeçari është qëlluar me snajper sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë.
Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Albeu.com mëson se Sinomati jetonte në Belgjikë dhe ishte kthyer për të festuar Vitin e Ri.
Çfarë thotë policia
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
/albeu.com