EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali

27-vjeçari shqiptar Kastriot Ismailaj ndërroi jetë në orën 09:45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro. Ai mbeti i plagosur rëndë gjatë të shtënave të ndodhura në Nesima, në via Santo Cantone, brenda një banese sociale më 30 qershor.

Mjekët nuk ishin në gjendje të ndërhynin për të nxjerrë një plumb të cilin e kishte marrë në kafkë.Hetimet për shpalljen e vdekjes kanë përfunduar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

Në çfarë faze janë hetimet?

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje të ndërlikuar. Policia pritet të marrë në pyetje një person të tretë i cili ndodhej brenda banesës ku ndodhi ngjarja.

Identifikimi i 27-vjeçarit Giovanni Di Benedetto u bë i mundur edhe falë deklaratave të të plagosurit të dytë, 43-vjeçarit nga Catania i cili u rrëzua nga kati i dytë i pallatit pasi u plagos me armë zjarri.

Mjekësia ligjore po ekzaminon armën e gjetur brenda mureve të asaj banese, dhe duket se janë gjetur tre gëzhoja.

Pritet marrja në pyetje e “njeriut të tretë”

Dëshmia e Giovanni Di Benedetto mund të sjellë zbardhjen e vrasjes. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Nga tre figurat e përfshira në ngjarje duket se është i vetmi që nuk ka mbetur i lënduar. Marrja në pyetje u caktua për nesër në mëngjes në orën 10, ende brenda IEVP Catania./Albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 18:41