EMRI/ U përplas nga një makinë, humb jetën tek Trauma 21-vjeçari

Disa orë pasi u përplas nga një makinë, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari, Klajdi Hatija.

I riu u plagos rëndë mesditën e kësaj të shtune në aksin Fier-Vajkan, pasi teksa drejtonte motorrin u përplas me një automjet.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.11.2024 20:53