Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një shtetas është gjetur i vdekur në rrugë.
Burimet bëjnë me dije se një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjetur i pajetë në Gramsh. Bëhet fjalë për Edmond Shtyllën, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur pa jetë në vendin e quajtur “Ura e Qerretit’’.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për të zbardhur shkaqet e vdekjes të 45-vjeçarit.