EMRI/ U fut kundravajtje dhe aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin, dënohet shqiptari në Angli

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident me vdekje në Flore të Britanisë në tetor.

Juljan Shkambi, 29 vjeç, me banim në  Clarendon Road, Luton, u paraqit në Northampton Crown Court të hënën, më 9 janar, pasi u deklarua fajtor për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm.

Përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës, 3 tetor, kur një Vauxhall Zafira e kuqe, e drejtuar nga Shkambi, po udhëtonte drejt jugut në Northampton.

Shkambi kaloi në anën e kundërt të karrexhatës me shpejtësi 60 mph për të parakaluar një automjet HGV.

Pak më vonë automjeti i Shkambit u përplas kokë më kokë me një Ford Fiesta ngjyrë argjendi. Shoferi i Fordit, një burrë rreth të 40-ave pësoi lëndime katastrofike dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Shkambi u arrestua së bashku me dy burra të tjerë, 48 dhe 43 vjeç, të cilët ndodheshin në makinë në momentin e aksidentit.

Mbi të riun shqiptar rëndon edhe akuza e drejtimit të mjetit pa patentë, për shkak se ai kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht. Atij iu hoq e drejta nga drejtimi i mjetit për 5 vite të tjera. Gjykata shqiptoi dhe faktin se Shkambi gjithashtu mund të përballet me dëbimin drejt Shqipërisë./Albeu.com.


Shtuar 10.01.2023 09:51