Është mësuar identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Greqi pasditen e sotme.
Ai u gjet me plumb në kokë në oborrin e shtëpisë në të cilën jetonte në ishullin e Salamines 10 km në perëndim të Athinës.
Sipas Tch, bëhet fjalë për Aleksander Llazar Zaka i datëlindjes 1972.
51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.
Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.