EMRI/ U arratis nga banesa pasi gjykata i ndryshoi masën në arrest me burg, bie në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arretsuar në Mat, pasi ishte arratisur nga banesa kur gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’.

Armando Gjonaj, i cili ra na pranga,  akuzohet për kultivimin e 1100 rrënjë kanabisi.

Në mars të këtij viti ai ishte arratisur nga banesa e tij ku po vuante dënimin e ‘arrestit shtëpiak’.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për kultivim të bimëve narkotike, thyen masën e sigurisë me qëllim shmangien e ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndryshuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e njërit prej tyre dhe ekzekutuan masën sigurisë e lëshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve në kuadër të operacionit “Ulëza”, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin Armando Gjonaj, nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 30.03.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë.

42-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Mat, u kap dhe u ndalua personi në kerkim Armando Gjonaj, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”.

 


Shtuar 22.06.2023 17:16