EMRI/ Të shtënat me armë në Durrës, 40-vjeçari shkoi i plagosur në komisariat dhe i kërkoi policëve ta dërgojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa i plagosur ka mbetur Besmir Gorgea rreth 40 vjeç.

Sipas raportimeve, 40-vjeçari ka shkuar vetë në komisariat ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve që ta transportojnë në spital.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Ende nuk ka ndonjë detaj mbi autorin/ët ndërsa raportohet se 40-vjeçari u qëllua nga persona të paidentifikuar teksa ishte në lëvizje.


Shtuar 30.05.2025 20:36