Emri/ Shiste objekte kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, ka arrestuar  një 30-vjeçar i cili shiste në rrugë  me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta.

Prangosja e Xhuliano Lytos banues po në kryeqytet, u krye në rrugën “Reshit Çollaku” afër bulevardit “Gjergj Fishta”

Gjatë kontrollit, iu gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provXës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.

“Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.

Operacioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u kodua “Okazion”.