Në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga 27-vjeçarin Benard Çullhaj, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare.
Çullhaj, i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie s*ksuale me të.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 -vjeçe.
“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27- vjeç, banues në Tiranë”,- njofton policia.